Si të konvertoni patentën në Gjermani, qytetari sqaron të gjithë hapat

Gjermania është një nga vendet ku ka më shumë shqiptarë. Një nga paqartësitë më të mëdha të emigrantëve shqiptarë është edhe konvertimi i patentës.

Një shtetas shqiptar bazuar tek eksperienca personale, ka treguar hapat që duhet të ndiqen për konvertimin e patentës. Për çdo kategori drejtimi automjetesh, qytetari ka treguar disa specifika.

Gjithashtu krahas procedurave ai ka sqaruar edhe çmimet përkatëse.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje Jeta Osh Qef, duke marre shkas nga shume pyetje dhe paqartesi qe kane Shqiptaret rreth konvertimit te patentave ne Gjermani, doja te tregoja sesi funksionon duke u bazuar te eksperienca personale e imja. Hapi i pare: Parqiteni prane zyrave te ADAC ne cdo qytet te gjermanis sebashku me patenten Shqiptare dhe aplikoni per pekthimin dhe vlersimin e patentes tuaj dhe gjithashtu paguni tarifen prej 50€.Pergjigja ju vjen pas rreth 2 javesh. Sipas kategorive ka pergjigje te ndryshme. Per kategorit A, B, dhe C jane te vlefshme vetem oret e praktikes dhe teoris, qe dmth qe nqs ju jeni te gatshem mund te beni provimin si teorik si si praktik menjeher. Per Kategorit CE dhe D nuk eshte asgje e vlefshme,qe do te thot se duhet te plotsoni dhe oret e detyrushme te praktikes dhe teoris ne nje autoshkoll. E mira per Kategorit A, B, C eshte qe kostoja eshte me e ulet sepse normalisht do beni ore me pak. Hapi i 2 Per kategorit A dhe B, beni kursin e ndihmes se shpejt dhe testin e shikimit qe zakonisht behen prane autoshkolles ku do kryeni dhe patenten. Per kategorin C, CE dhe D pervec kursit te ndihmes se shpejt ju duhet dhe nje kontroll i plot mjeksor ku perfshihet edhe testi i shikimit. Hapi i 3 Merrni sebashku, perkthimin dhe vlersimin nga ADAC, ndihmen e shpejt, testin e shikimim, kontrollin mjeksor, patenten shqiptare dhe lejen e qendrimit dhe paraqituni prane zyres se patentave(Führerschein stelle). Aty kryeni aplikimin dhe paguani dhe nje tarif ne varesi te kategorive qe keni ne patent. Hapi 4 Paraqituni me letren qe moret nga zyra e patentave prane autoshkolles dhe vazhdoni me tej. Pasi te kryeni te gjitha provimet ne fund duhet te dorzoni patenten Shqiptare dhe te merrni ate Gjermane. Per kategorit C, CE dhe D pervec patentes duhet te kryeni edhe nje kurs me 130 ore(Berufskraftfahrer Grundqualifikation) , afersisht 6 jave, i ngjashem ne Shqiperi me CAP (Certifikata e aftesive profesionale) dhe ne fund te jepni dhe provimin teorik (IHK Prüfung) qe eshte vetem ne gjuhem gjermane. Provimim e Patentes mund ta beni ne disa gjuhe te huaja nder to edhe Anglisht por Shqip jo. Patenta Shqiptare Teorikisht eshte e vlefshme 6 muaj nga data qe jeni rregjistruar si banor ne gjermani por kjo vlen vec per kategorin A dhe B pasi per grupet e tjera gjithsesi nuk mund ti perdoresh per te punuar pasi duhet te kesh “CAP – in Gjerman”. Kostoja varion por mesatarisht per nje person qe ka nje patent B ne Shqiperi mund ti duhen diku tek 10 ore praktik dhe kostoja shkon nga 1500€ deri ne 2000€.Per grupet e tjera kostoja shkon deri me 7000€ me te gjitha shpenzimet sebashku por zakonisht mbulohen nga punedhenesi, me kush qe ti duhet te qendrosh aty nga 2 deri ne 5 vite, kjo varet nga firma. Shpresoj qe te vlej ky shkrim per ato qe deshirojn te marrin nje patent ne Gjermani.