Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si të largoni erën e rëndë te gatimeve në shtëpin tuaj

Meqë të rekomandojmë që të mos skuqësh më ushqime nuk ka kuptim, ja disa këshilla për të larguar erën.

Si të gjithë shqiptarët, ose si të gjithë njerëzit që kanë receptorë shijeje, ne na pëlqejnë kotoletat e pulës apo patatet e skuqura, edhe pse mund të mos jenë shumë të shëndetshme.

Ajo që nuk na pëlqen është era e vajit që duket sikur ngjitet në kuzhinat tona. Nëse ke skuqur ndonjëherë pulë, apo çfarëdo ushqimi tjetër, e di për çfarë po flasim. Të përzihet, kur edhe një ditë më pas, kuzhina, por edhe salloni, dhoma e gjumit dhe rrobat ende mbajnë erë sikur janë future në vaj.

Meqë të rekomandojmë që të mos skuqësh më ushqime nuk ka kuptim, ja disa këshilla për të larguar erën.

Ajrose mjedisin para se të fillosh. Hapi të gjitha dritaret dhe drejtoji ventilatorët që ta nxjerrin ajrin jashtë. Nëse është shumë ftohtë ose nxehtë për këtë, ndiz kondicionerin dhe respiratorin mbi sobë.

Izolo zonën ku po gatuan. Mbyll dyert e dhomave që era mos të shkojë në pjesë të tjera të shtëpisë.

Vendos gjalpë, kanellë dhe sheqer në një tavë pjekjeje dhe piqi në 200 gradë për një orë, këshillon revista class. Kjo do i japë të gjithë shtëpisë aromën e biskotave të shijshme të sapopjekura.

Ziej uthull dhe ujë. Përziej 1 filxhan ujë me një lugë gjelle uthull dhe vëri të ziejnë në një tenxhere të vogël. Lëre të avullojë. Mund të shtosh gjithashtu lëkurë portokalli ose shkopinj kanelle për një aromë më të ëmbël natyrale.

Lër vazo të hapura me sodë buke ose kokrra kafeje mbi banakun e kuzhinës për të thithur erërat e tepërta.

Ndiz një qiri aromatik, ose disa. E shpejtë dhe e lehtë!