Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si të mbroheni nga kanceri sipas eksperteve.12 pikat që duhet ti dini

Ekspertët e kancerit tek Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë publikuar një kod prej 12 pikash që synon parandalimin e kancerit.

Dr. Joachim Schuez, i cili ka kryesuar studimin, shpjegon se “këto janë të gjitha rekomandime ku ju mund të ndryshoni mënyrën e sjelljes në mënyrë individuale”. Këto janë 12 udhëzimet e ekspertëve për të parandaluar kancerin:

1. Mos pini duhan apo nikotinë apo çdo gjë që përmban nikotinë.

2. Mos lejoni askënd që të pijë duhan në shtëpi ose zyrë.

3. Përpiquni të mbani një peshë të shëndetshme të trupit.

4. Qëndroni aktivë çdo ditë. Limitoni kohën duke qëndruar ulur.

5. Ndiqni një dietë të shëndetshme:

Hani sa më shumë drithëra, bishtajore, perime dhe fruta.
Limitoni ushqimet më shumë kalori (ushqimet me shumë sheqer ose yndyrë) dhe shmangni pijet e ëmbla.
Shmangni ushqimet e përpunuara, limitoni mishin e kuq dhe ushqimet e pasura me kripë.
6. Limitoni konsumimin e alkoolit. Moskonsumimi i alkoolit është i mirë për parandalimin e kancerit.

7. Shmangni diellin, sidomos për fëmijët. Përdorni mbrojtëse ndaj diellit.

8. Në vendin e punës, mbroni veten ndaj substancave që shkaktojnë kancerin duke ndjekur udhëzimet e shëndetit dhe të sigurisë.

9. Shmangni ekspozimin ndaj rrezatimit radioaktiv. Merrni masa për uljen e nivelit të radonit në ambientet ku qëndroni.

10. Ushqyerja me gji ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri tek nënat.

Nëse mundeni, ushqejeni fëmijën me gji. Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) rrit rrezikun për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri. Limitoni përdorimin e HRT-së.
11. Sigurohuni që fëmijët tuaj të vaksinohen.

Hepatiti B (për të sapolindurit)
Human papiloma virus (HPV) (për vajzat)
12. Kryeni kontrolle për parandalimin e kancerit:

Kanceri i zorrës (meshkuj dhe femra)
Kanceri i gjirit (femra)
Kanceri i qafës së mitrës (femrat)
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/