Si të pastroni furrën: hap pas hapi

0
198

Si të pastroni furrën: hap pas hapi

Para fillimit të pastrimit të furrës, nevojiten disa hapa përgatitore, si p.sh.Hapni dritaret e kuzhinës;

Për të pastruar furrën sigurohuni që ta keni shkëputur pajisjen nga priza.
Më pas hiqni raftet dhe tepsite për t’u larë veçmas.

Pastroni çdo ushqim të mbetur që ka rënë në furrë.

Nëse nuk keni një pastrues furre në shtëpi, mund të përdorni një përzierje me sodë buke dhe ujë.

Mund të bëni si pastë dhe ta fërkoni në furrë me një sfungjer ose të vendosni një litër ujë dhe katër lugë sodë buke në një shishe me spërkatës dhe spërkatni tretësirën në furrë.

Pas spërkatjes duhet të prisni përafërsisht një orë që solucioni të funksionojë dhe pastrojini cdo papastërti dhe yndyrat që janë ngjitur mundesisht me një shpatull

Për të përfunduar, kaloni një leckë të lagur në një tretësirë ​​gjysmë ujë gjysmë uthull.