Si të përgatisni llokume me portokall në shtëpi, ju duhen vetëm pak minuta

Një recetë shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme gjithashtu është edhe ajo e llokumeve me portokalle. Përgatiten shumë lehtë dhe shija nuk zhgënjen. Ja receta:

Përbërësit:

4 gota uji me lëng portokalli ose mandarine

1 gotë uji sheqer pluhur

2 lugë gjelle niseshte

Pluhur arrë kokosi

Përbërësit:

Lëngun e portokallit i përziejmë mirë me sheqerin dhe niseshten dhe pastaj i vemë në zjarr dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë kompakte.

Më pas i hedhim në enët që dëshirojmë si të marrin formë derisa të ftohen.

Pas ndarjes në feta ose kubikë të vegjël i ngjyejmë në arrën e kokosit.