Sinoptikania zbulon cfarë pritet: Gjatë ketij 10 diteshi..Ndryshon moti nga e mërkura

Mund të themi se kjo javë do të sjellë vjeshtën me reshje shiu. Temperaturat do të bien gradualisht por do të mbeten në normën e muajit nëntor. Pas një periudhë të gjatë me mungesa të reshjeve të shiut nga dita e mërkurë do të ketë ndryshime në kushtet atmosferike.

Sipas meteorologes, Rezarta Xhakollari, e enjtja do të ketë jo vetëm reshje shiu por edhe stuhi të përqendruara në zonën e Shkodrës dhe në bregdet.

Kjo situatë, gjithashtu do të shkaktojë edhe problematika dhe përmbytje. Sipas saj me pak reshje do të ketë në zonën juglindore për shkak të pozicionit gjeografik. Temperaturat do të jenë në rënie graduale por do të mbeten në normën e muajit nëntor.

Tashmë mund të themi që ka mbërritur vjeshta e cila vonoi deri në datën 15 nëntor.