Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

«S’kam blerë asgjë për dy vite, ja ç’mësuan në fund fëmijët e mi», rrëfimi i mamasë kursimtare që po krijon polemika mes prindërve

Për shumë njerëz dita e parë e vitit është momenti ideal për të shijuar ngrohtësinë e shtëpisë së mbushur plot, dashurinë e njerëzve më të dashur, por edhe për të bërë ndonjë mëkat të ëmbël (ah, kjo bakllavaja!), përpara se të përcaktojnë pritshmëritë dhe planet e reja për 365 ditët që i presin. Kurse për Katie Musgrave, gruan britanike nga Loddiswell, 1 janari 2017-të ishte dita kur ajo ndërmori një hap shumë të madh: të kursejë për gjithë vitin dhe të mos bëjë më blerje të kota.

Mamaja e tre fëmijëve të quajtur, Eliza, Arianne dhe Daniel u ndje shumë keq kur teksa kontrollonte dollapët e fëmijëve, pa se ishin të tejmbushur me lodra, veshje të shtrenjta dhe libra e ngjyra që ata nuk përdornin më. Nga ai çast, u zotua se nuk do të shpenzonte më as edhe një qindarkë për ta, përveç produkteve të domosdoshme si: këpucë dimërore e verore, ushqim, pelena, apo medikamente. Dhe kështu ndodhi! Gruaja 34 vjeçare jo vetëm që nuk shpenzoi gjatë 2017-ës, por ndoqi të njëjtin ‘’regjim’’ edhe në 2018-ën duke kursyer më shumë se 8000 stërlina.

«S’kam blerë asgjë për dy vite, ja

‘’Tre fëmijët e mi janë arsyeja për të cilën jetoj. Do të bëja çdo gjë që ata të ishin të lumtur, por besoj se paratë nuk blejnë lumturinë e as lehtësojnë detyrat e një prindi. Për mua është shumë e rëndësishme që ata të rriten të shëndetshëm, të edukuar dhe mbi të gjitha të mos bien në kurthin e materializmit. Gjatë gjithë kësaj kohe kam blerë veshje të përdorura për ta dhe veten, nuk u kam blerë lodrat e teknologjisë së fundit, por kemi krijuar së bashku lojëra të reja dhe më besoni, kreativiteti na ka bërë të duam akoma më shuam njëri-tjetrin. Jam e lumtur që e kam bërë këtë gjë dhe do ua këshilloja të gjithë prindërve.’’-përfundon mamaja ”nikoqire” rrëfimin e saj për ‘’Daily Mail”.