“S’kishte Tirana goca këtu, po na sollën këtë maloken”- Këngëtarja shqiptare rrëfen çfarë ndodh në RTSH

Këngëtarja shqiptare Mimoza Selimi, e cila jeton në Zvicër, ka zbuluar për herë të parë pse vendosi të largohet nga Shqipëria dhe përshtatja me jetën e re. Selimi kujton mëngjeset në qytetin e Lezhës, malli dhe humbjet e rënda të familjarëve të saj. Ajo tregon për sakrificat që bënte për të ardhur nga Lezha në Tiranë çdo ditë kur punonte si moderatore në televizion.

“Jam sulmuar. Haptazi thonin se nuk kishte Tirana goca këtu, po na sollën këtë maloken??” Ajo flet edhe për arsyet pse u largua nga RTSH, vite më parë.

“Më hoqën nga RTSH se këndoja në fushatë me PD. Ishte një preteks i artë për personat që punoja dhe e shfrytëzuan për të më larguar. Kur nuk bëhesh pjesë e kompromiseve dhe klaneve, dyrt mbyllen.”-thotë Selimi e cila është shkëputur nga mediat dhe jeton e punon në Universitetin e Kulturës në Gjenevë.