Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Soni Malaj tregon për herë të parë problemin e madh shëndetësor qe ka pasur

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te mira dhe me te dashura per publikun.

Ajo ka treguar për herë të parë për problemin qe ka pasur ne periudhën e adoleshencës, kur u bë dhe e njohur publikisht.

AJo ka thene se:“Duke qenë se unë fillova karrierën shumë shpejt, 14 vjeç unë kam hyrë në “Spirit Voice”, 15 vjeç ne dolën në skenë dhe isha pak e mbushur. Nuk mund të them mbipeshë por e mbushur.

Atëhere duhet të ishe sa më e dobët.

Fillova të kontrolloja veten dhe ndihesha mirë kur unë e kontrolloja veten.

Fillova të kontrolloja veten, nuk haja ushqim.

Një ditë kur po shkoja me mamin në një klinikë për të marrë disa analiza të mamit, më bie të fiktë nga e pangrëna dhe doktoreshat më sjellin në vete.

Mamin e gjej duke qa sipër meje sepse unë nuk kisha ngrënë, ndoshta që një ditë më përpara sepse unë haja shumë pak.”

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që ishin shenjat e anoreksisë?

Soni Malaj: Shenjat e para të anoreksisë sepse unë mundohesha sa më pak të haja, pija vetëm një kafe në ditë, ose kur haja mbaja ushqimin në gojë që të mos e kaloja poshtë që unë si e si të isha sa më e dobët, të isha si gocat e tjera të grupit.

Ardit Gjebrea: Dhe si e gjete ekuilibrin?

Soni Malaj: Mami më është gjendur pranë, më thoshte lëri ato budallallëqet, duhet të vazhdosh të hash shëndetshëm dhe në fund në jetën time e gjeta ekuilibrin me palestrës që mos luftoja me veten, por të luftoja që të kisha një trup sa më të shëndetshëm.