Situata aktuale e virusit ne vend, Skender Brataj jep lajmin e mire

“Procesi i pandemisë është shumë dinamik, pasi janë dinamike dhe vetë indikatorët e saj. Bërja e tamponit 5 ditë e para kur ka simptoma,testi ka siguri mbi 90 % që do të dalë pozitiv. Ndërsa tek asimptomatikët ke një rrezikshmëri gabimi mbi 50 %, ku mund të dal negativ dhe në fakt është pozitiv.

Nuk është si në fillim ku virulenca ishte shumë e madhe dhe infektimi ishte më i shpejtë. Pavarësisht se shifrat janë rritur nga 500 në 600 dhe sot 800, infektimi në përqindje është e ulët nga sa ishte në fillim, pasi kjo varet nga raporti i numrit të testeve dhe numri i të infektuarve në total. Vdekshmëria në fillim ishte 4.4 %, sot jemi 2.1 %. Gjithashtu ka një ulje të lehtë të shtrimit në spitale”, ka thene Brataj.

Në lidhje me testin e shpjete ‘rapid test’ që do të fillojë të përdoret javën tjetër në Tiranë, Brataj tha se ky test shkurton kohen duke dalë përgjigja në 30 minuta dhe ka një përqindje të lartë diagnostifikimi. Sipas fjales se Brataj, tashme në shumicën e qendrave shëndetësore tek ne do të përcaktohet një dhomë ku do të bëhen këto teste.

“Testi i shpejtë ia kalon ndoshta edhe tamponit, rritet përqindja e diagnozës dhe ulet koha në maksimum, del përgjigja brenda 30 minutave. Janë caktuar qendra thuajse në të gjitha qendrat shëndetësore për të bërë këtë test”, tha Brataj.