Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sot ka ditëlindjen Edi Rama, ja sa vjeç mbush Kryeministri.Cfare do ti uroni?

Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme feston 56 vjetorin.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kreu i sotëm i Partisë Demokratike i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.

Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

Ndërkohë ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim, ai ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.