Speca të mbushur me mish te lepini gishtat

Kjo është një recetë e shëtetshme e që mund të përgatitet lehtësisht nga kushdo.

Përbërësit

300 gr spec
200 gr mish i grirë
150 gr domate
70 gr patëllxhan
50 gr kungulleshkë
70 gr qepë
vaj ulliri
kripë
piper
250 gr oriz

Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosni një tenxhere në zjarr, duke i hedhur vaj ullir.
2
Ndërkohë lani dhe pastroni perimet dhe i prisni ato në rende.
3
Pasi vaji është nxehur, hidhni qepën, mishin e grirë, patëllxhanin, kungulleshkat dhe i lini të skuqen për pak minuta.
4
Më pas shtoni orizin, domatet. I hidhni ujë dhe i lini që të ziejnë për 10-15 min.
5
Ndërkohë pastroni specat, duke u hequr bishtin dhe pjesën e farave nga brenda. I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë në temperaturën 200 gradë, derisa ato të marrin ngjyrë.
6
Pasi perimet, orizi dhe mishi janë zier dhe specat i keni nxjerrë nga furra, filloni proçesin e mbushjes.
7
Me ndihmën e një luge, i mbushni mirë specat dhe i vendosni me radhë në tepsi. Pjesën që mbetet, hidheni nëpër hapësirat bosh të specave.
8
Pasi keni mbushur specat, futini përsëri në furrë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta.
9
Specat e mbushur janë gati për t’u servirur.