Studim/Ja pse burrat infektohen me shpejt dhe me shume me koronavirus se sa femrat

Sipas një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Yale-t në SHBA, publikuar në revistën “Nature” thuhet se burrat infenktohen me shume se sa femrat per shkak te sistemit te tyre imunitar.

Shkencëtarët studiuan ndryshimet në përgjigjet imunitare tek burrat dhe gratë, pasi ishte vënë re se në të gjithë botën, pacientët meshkuj e kishin kaluar më rëndë Covid 19 dhe se vdekjet ndodhnin më shumë tek burrat.

Në fakt pas një analize statistikore të një numri të madh rastesh, si në Europë edhe në vende jo Europiane, u vërejt se jo vetëm që vdekjet tek meshkujt ishin 1.5 herë mët ë larta se tek gratë, por pacientët burra që kishin nevojë për intubim ishin 3-4 herë më shumë se pacientet gra. Gjithashtu burrat që kishin nevojë për trajtim mjekesor ishin 50% më shumë se gratë.

Është gjithashtu e njohur se burrat preken më shumë se gratë edhe nga disa infeksione të tjera si hepatiti apo tuberkulozi.

Në studim u përfshinë 98 pacientë, 47 burra dhe 51 gra të prekur me Covid 19. Përveç gjinisë u mor në konsideratë edhe mosha e pacientëve, terapitë e përdorua dhe ashpërsia e sëmundjes.