Pesë shtete amerikane kanë shpallur emergjencën, pas njoftimit nga meteorologët se pritet të goditen nga një stuhi e fortë që nuk ka ndodhur prej katër vitesh, raporton BBC.
Kryebashkiaku Michelle Wu i Bostonit, një qytet që është familjarizuar me reshjet e dendura të borës, tha se stuhia mund të jetë “historike”.
Më shumë se dy metra borë mund të bjerë në New England.
Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për përmbytje në zonat e banuara pranë bregdetit.
Mbi 5,000 fluturime në SHBA të planifikuara nga e premtja deri të dielën, u anuluan sipas FlightAware.
Stuhia parashikohet të godasë nga Karolina deri në Maine, duke fuqizuar erën dhe duke aktivizuar edhe uragan në zonat bregdetare.
Vetëm në Nju Jork, meteorologët parashikojnë 20-30 centimetra borë me erëra deri në 72.42 kilometra. Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, paralajmërojnë për temperatura të ulëta dhe kushte të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugët