Super lajm! Shteti fqinj me Shqipërinë pa Koronavirus, do te uli çmimet për turistët

Gjatë kësaj fundjave qe sapo kaluam Mali i Zi ka njoftuar hapjen e plotë nga kufizimet e pandemisë së koronavirusit.

Keshtu ne keto rrethana te buta ku ndodhet vendi, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se meqe vendi duket se po shkon drejt normalitetit, behet e diturs se në ditët e ardhshme do hapen edhe kufijtë me shtetet fqinje, por duke plotesuar disa kushte të caktuara.

Gjithsesi ai theksoi vazhdimisht faktin se Mali i Zi mbështetet shume tek turizmi dhe kjo gjë është per ekonomine e tyre jetike.

Ndaj me tej bëri me dije se janë marrë masa që operatorët turistikë të mos abuzojnë me çmimet, madje këtë vit ato mundet me teper të jenë me cmime edhe me te ulta se cdo vit tjeter me pare

Zoti Gjeloshaj tha:

“Pas menaxhimit me sukses pritet që të kemi një sezon të sukseshëm turistik. Sa i përket çmimeve, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, kështu që këtë vit do të jenë më të lira.”