Surpriza të motit për fund gushtin dhe ditët e para të shtatorit

0
30

Muajve të verës po i vjen fundi, por jo nxehtësisë. Temperaturat e larta do vazhdojnë të na shoqërojnë edhe gjatë 10 ditëve të para të shatorit. Meteorologia Adiola Bani, tregon për Report Tv se gjatë muajit shtator temperaturat do jenë nga 33-34 gradë Celsius.



“Parashikohet kryesisht që edhe fillimi i muajit shtator, kryesisht 10 -ditëshi i parë i shtatorit të jetë me temperatura të larta. Më të larta se vlerat tipike normale të muajit në të cilin ne hyjmë që është zyrtarisht dhe muaji i vjeshtës”,-u shpreh meteorologia

Për sa i përket ditëve të fundit të gushtit, pritet që sot dhe nesër të ketë rebesh shiu në zonat veriore dhe verilindore. Fillimi i kësaj jave do të jetë me temperatura të larta, por sipas meteorologes, ditët e fundit do të sjellin një freski të lehtë.

“Këto ditë do të vijojnë të mbeten me temperatura të larta sidomos kjo fillim jave pasi kemi dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër duke qenë se gjatë fundjavës në zonat malore por edhe pjesërisht në qendër kemi pasur prani të vranësirave por edhe të rebeshjeve të shiut. Këto ditë do të jenë rreth vlerës 36-37 gradë celsius, sot edhe nesër. Ditët e fundit, nga data 28 do të kemi rënie të temperaturave, një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat të shkojnë edhe 34 gradë Celsius”,– tha Bani.

Pushuesit mund të shfrytëzojnë edhe shtatorin për pushime pasi temperaturat janë favorizuese.

Viti 2019 është cilësuar si një vit i nxehtë ku dhe vera ka shënuar temperature të larta dhe thatësi. G.M./r.k./Shqiptarja.com