Talentet e Annës nuk kanë fund, kjo video e saj do t’ju zbukurojë mbrëmjen

Moderatori i njohur Adrit Gjebrea e ka treguar gjithmonë hapur marrëdhënien e ngushtë që ka me të bijën Anna. Ata janë pothuajse të pandarë dhe në çdo postim në Instagram, Arditi publikon video të Annës ku dhe ka zbuluar për të gjithë se sa e talentuar është vogëlushja në kërcim dhe këndim.

Së fundmi, ai ka publikuar një video ku Anna shihet teksa improvizon me lëvizje një version remiks të “Uptown Funk” nga Mark Ronson dhe Bruno Mars. Arditi e ka filmuar këtë moment gazmor dhe e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij.