Përbërësit :
700 – 800 gr mish pule
3 qepë të mëdha
2-3 speca jeshil
1 spec pikant
1 gotë oriz (200 gr)
1 lugë çaji sheqer
Vaj ulliri 4 – 6 lugë gjelle
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Kjo recetë tradicionalisht është gatuar me mish qengji ose keci. Ne po e gatuajmë me mish pule për ta bërë pak më të lehtë në kalori.
Ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim mishin e pulës me kripë me qëllim që të japim një skuqje të lehtë . e largojmë mishin dhe e mbulojmë atë që të rrijë i ngrohtë.
Në po atë yndyrë vendosim qepët të prera në fije të holla. Kaurdisim qepët deri s ato të zverdhen pak. Shtojmë specat të prera në shirita, i kaurdisim pak duke mos i skuqur përfundimisht. Shtojmë specin pikant.
Domatet i vendosim në ujë të valuar duke bërë një prerje kryq në majë të saj . I lëmë për 50 sekonda largojmë lëkurën shumë lehtë.
Presim domatet në feta jo shumë të holla dhe i shtojmë ato tek qepët. Shtojmë pak sheqer, kripë ,piper të zi dhe e lëmë domaten të ziejë pak. Vendosim copët e mishit në tenxhere me qëllim që të ziejë së bashku me domaten dhe qepën.
Shtojmë 1 gotë e gjysëm ujë të nxehtë dhe etrazojmë mirë. Me tavën që do të vendosim në furrë vëmë fillimisht copat e pulës dhe në tenxhere shtojmë oriz, e lëmë të ziejë me domate vetëm 5 minuta jo plotësisht. ( se do të vazhdojë zierja në furrë)
Shtojmë dhe gjellën e përgatitur në tavë duke mos i mbuluar copat e mishit. E vendosim në furrë në temperatirën 180 gradë për 25-30 minuta.