‘Të dua njësoj si me shikimin e parë’, Valeri i bën dedikimin e veçantë bashkëshortes

aler Kolnikaj dhe bashkëshortja e tij Mandalena festojnë përvjetorin e 8 të dashurisë. Në këtë ditë të veçantë sigurisht që nuk ka munguar një dedikim nga Valeri i cili ka postuar një foto krah bashkëshortes, të realizuar gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë me djalin e tyre të dytë.

“Gëzuar përvjetorin më e bukura e botës, 8 vite dhe të dua njësoj si me shikimin e parë Mandalena. Përgjithmonë bashkë”, shkruan Valeri.

Çifti ka marrë shumë komplimente nga fansat të cilët i urojnë edhe më shumë vite të tjera së bashku.

Valeri dhe Mandalena në qershor të këtij viti u bënë prindër për herë të dytë. Mandalena solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Elizeo.