‘Të kanë kapur me një tjetër’, Rezarta Shkurta i përvishet bashkëshortit me të shara: Me kë ishe dje thash.. (Video)

Ish mis Shqipëria, Rezarta Shkurta ka rënë pre e emisionit “Thumb on” nga dy gazetaret Aulona dhe Fatma, duke u bërë personazh te një kamere të fshehtë. Gazetari i thotë se ka disa foto të bashkëshortit të saj Ermal Hoxhës me dikë tjetër.

“Këto foto i dashur mund t’i publikosh sa të kesh qejf”, i tha Rezarta gazetarit Ronaldo Sharka e më pas e përzuri nga zyra e saj.

Më pas Rezarta e mori në telefon Ermalin dhe i tha: “Për sa mund të vish se dua të flasim çik. Hajde se po të pres”

“Ku ishe pardje ti? Ishe me Landin apo me Landën?”, dëgjohet ta pyesë Rezarta Ermalin.

View this post on Instagram

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on Nov 1, 2019 at 2:08pm PDT

“Të kishin bërë foto. Ermal Hoxha s’je në rregull më duket. Të ka fluturuar tepeleku. Pra ti po shqetësohesh që të ruaj unë imazhin ***”, thotë Rezarta me tone të larta. Vazhdimin e bisedës na mbetet ta mësojmë të dielën në “Thumb on”.