Tea nis ha’kmarrjen ndaj Andi, zbulohen të tjera skandale. Biondja gënjeshtare i mbyll gojën publikut me këtë veprim

Pas skandalit të bujshëm në “Për’puthen”, shumë fansa që kishin ndjekur çiftin më të famshëm të programit, Tea-Andi, nisën të braktisnin faqet e tyre në rrjete sociale. Në vetëm pak ditë Tea humbi rreth 40 mijë ndjekës në rrjete sociale, diçka që i kushton jo pak famës së madhe që ajo mori në 5 muaj në program.

Ndërkohë më në fund ditën e sotme ajo hodhi hapin që të gjithë po prisnin prej kohësh, duke fshirë fotot që kishte me Andi Shehun nga Instagrami. Madje dy protagonistët e kësaj historie fshinë edhe foton e Giveaway-t të përbashkët.

Mirëpo pas gjithë sulmeve dhe humbjes së mijëra ndjekësve, Tea ka ndërmarrë një veprim të papritur. Ajo ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej me të. Disa mendojnë se kjo është një lëvizje e Teas për të mos humbur më shumë ndjekës, por kjo nuk dihet ende. Tea kishte bllokuar edhe komentet në faqen e saj më herët dhe ndoshta mund të ketë ndërmarrë këtë veprim për t’ju dhënë fund gjithë kritikave për mashtrimin që bëri me Andin.

Kujtojmë se Andi dhe Tea u shprehën pas skandalit se ata ishin detyruar nga produksioni të dilnin çift për shkak të kontratave që kishin lidhur. Mirëpo ky version u hodh poshtë nga Bora Zemani ditën e djeshme dhe nga konkurrentë e ish-konkurrentë të tjerë, të cilët janë shprehur se nuk janë detyruar kurrë të bëjnë diçka kundër dëshirës së tyre.