Temperatura deri në -8 gradë celsius ja dita ku priten reshje bore

Vendi ynë është ndikuar gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu e rrebeshe në pjesën më të madhe në vendit. Ndërkohë që java pritet që të ketë rënie të ndjeshme temperaturash si dhe reshje bore.

Sipas Meteoalb e marta do të sjellë të ftohtin Siberian, me reshje shiu e borë në gjithë zonat malore, ku më problematike do të jenë zonat verilindore.

Temperaturat në zonat malore të mërkurën pritet të zbresin deri në -8 gradë, ndërsa reshje nuk parashikohet që të ketë.

Por të enjten dhe të premten do të rikthehen reshjet e dëborës, të cilat pritet që të prekin edhe zonat e ulëta. Po ashtu edhe fundjava, do të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës e shiut.

Kjo javë është e ndarë nga dy rryma ajrore, një që vjen nga poli i Veriut dhe një tjetër e ngrohet nga jugu i Europës, ndaj luhatja e temperaturës dhe e paqëndrushmëria e motit është evidente.