Tentoi të korruptojë policin me 100 euro, 42 vjeçari e gjen belaja në Rinas

0
106

Një 42 vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin me dokumente false. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Fatos Zaharia, ., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas i ka paraqitur fillimisht punonjësve të Policisë, një dokument identifikimi të falsifikuar, dhe më pas iu ka ofruar atyre 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme

Njoftimi i Policisë:

Rinas

Arrestohet në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, me mjet identifikimi të falsifikuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacioneve që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për korrupsion, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

– F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas i ka paraqitur fillimisht punonjësve të Policisë, një dokument identifikimi të falsifikuar, dhe më pas iu ka ofruar atyre 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.