Tërmeti i fuqishëm që u ndje edhe në vendin tonë, shihni momentin kur lëkundja shkund Manastirin

Një tërmet i fuqishë ka shkundur mbrëmë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili është ndjerë në gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Advertisements

Tërmeti ka qenë i fuqishëm prej 5,6 shkallë të Rihterit dhe i ka shqetësuar të gjithë mbrëmjen e së dielës (9 janar).

Në Manastir është ndjerë më shumë dhe qytetarët kanë ndarë incizime nga kamerat e sigurisë, të cilat i kanë shpërndarë në rrjete sociale për të treguar fuqinë e dridhjes.

Sipas autoriteteve, nuk ka të lënduar por vetëm qytetarë të friksuar që kanë kaluar natën para banesave dhe shtëpive të tyre. Ka dëme materiale nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa të larta.