Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Tetori nis me shi. Meteorologu tregon cdo ndodhin javen e pare te muajit

Sipas sinoptikanëve, Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e rrebesheve të shiut, kryesisht në Ultësirën Perëndimore gjatë kësaj fundjave, por do të ndryshojë ditët e para të javës së ardhshme.

“Reshjet e shiut do të jenë më të fokusuara pjesërisht në zonat veriore dhe qëndrore, por kemi intensifikim të reshjeve në zonat qendrore nga lumi Mat në lumin Osum, ku reshjet herë pas here do të jenë në formën e rebesheve” – tha për Tv Klan sinoptikani Hakil Osmani.

Moti bën kthesë më të dukshme pas të martës, ku temperaturat pritet të rriten mbi 26 gradë.

“Nga dita e diel dhe në vijim, kemi përmirësim të kushteve të motit, orë të shumta me diell, por mbeten prezente vranësirat kalimtare, të cilat do të krijojnë mundësi edhe për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat mbeten prezente deri të martën. Më pas, kemi rritje graduale të tyre”.

Java e parë e tetorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, pasi temperaturat janë 3 gradë mbi normalen.