Tezja e Mateos ben deklaraten e forte/Mateo ka parë diçka që nuk duhej ta shihte

Tezja e Mateo, ka bërë një deklaratë te forte sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ kur tha se sytë e Mateos kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte ndaj ndodhi ajo ngjarje mendoj une.

Duhet të jetë një grua në moshë që ndoshta e ka nxitur? Patjetër që do të ketë brenda.

Çfarë mund të bënte një grua e moshuar?Janë vetëm dyshime apo dini diçka më shumë?

Unë nuk di më shumë. Që kur kam dëgjuar mbrëmë që ka folur se nepërkën e ka brenda në shtëpi.

Ka pasur motra juaj probleme në familje?

Familja e motrën ka pasur problematikë gjithë kohës. S’mund t’i diskutoj të gjitha, por ka pasur shumë.

Për ngjarjen e 2006-ës, ajo vajzë ka dalë jashtë në rrugë dhe ka nxjerrë shkumë nga goja.

Unë mendoj se nuk ka arsye qe te ndodhte ngjarja me Mateon për arsye të xhaxhait. Djali ka qenë dhe herë të tjera në shtëpinë e tij dhe ai s’ka pasur arsye .

Djali ka parë diçka që nuk duhet ta shihte. Mateo ishte një djalë i zgjuar, i shkathët. Motrën time e ka marrë vjehrra në telefon dhe i ka thënë; çuni ka humbur, nuk po e gjejmë dot. Dua të di se kush ishte ai person që tha; e kam vëllain të sëmur, dua të iki në shtëpi. Nga po dalin këto fakte?

Pse gjithë ky mllef i autorit ndaj Mateos?
Nuk e di. Kemi të gjithë dyshime.