Thuhet se Luiz Ejlli vuan nga një sëmundje e rrallë…njihuni cfarë është kjo semundje

Sipas Pamfletit i cili ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se Luiz Ejlli nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Kjo sëmundje prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.
Bronkiektazia është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion.

Çfarë është bronkiektazia?

Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dëmtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.

Njerëzit në rrezik për t’u prekur nga bronkiektazia përfshijnë:

Individët me mangësi të antiproteinikut alfa -1 (alfa – 1 antitripsin) apo që vuajnë nga një defekt embriologjikal që quhet immotile cilia (ciliat e palëvizëshme) (cilium është një lloj qime që haset tek sipërfaqet e disa tipeve të ndryshme të qelizave, qerpik);
Njerëzit me fibrozë cistike;
Fëmijët të cilët zhvillojnë infeksione të mushkërive, të cilat shkatërrojnë indet e mushkërive, kanë rrezik të zhvillojnë bronkiektazi, më vonë në jetën e tyre;
Njerëzit të cilët shfaqin infeksione që ripërsëriten në mushkëri, që thithin në mushkëri trupa të huaj, ata që kanë patur një histori të tuberkulozit apo sëmundjeve inflamatore të zorrëve;
Njerëzit që abuzojnë me drogën dhe alkoolin;
Individët të cilët janë të ekspozuar ndaj gazrave helmues ose substancave që dëmtojnë indet e mushkërive.

Shkaktaret e bronkiektazisë?

Bronkiektazia shkaktohet nga dëmtimi i mureve të bronkeve; ky dëmtim ka të bëjë me shkatërrimin e muskujve të butë dhe indeve elastike, që i lejojnë tubat bronkialë të kontraktohen. Nëse bronket dëmtohen, sekrecionet që prodhohen normalisht në mushkëri, nuk largohen në mënyrën e duhur dhe shkaktojnë rritje të mundësisë që infeksionet (pneumoni, bronkit) të zhvillohen. Fatkeqesisht, këto infeksione mund të shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të mureve bronkiale, duke prodhuar një cikël në rritje dëmtimesh dhe më pas edhe infeksionesh. Ndërkohë që cikli rritet, funksioni i mushkërive ulet.

Siç u përmend më parë, shkaqet e kësaj sëmundjeje mund të fitohen gjatë jetës (p.sh. infeksion, ekspozim ndaj mjedisit, drogës dhe alkoolit) ose të jenë kongjenitale (p.sh. mungesa e antitripsinës alfa-1, sindroma cilia immotile).

Po cilat janë llojet e bronkiektazisë?

Jane 3 lloje kryesore të bronkiektazisë. Këto lloje përcaktohen nga pamja e tyre anatomike/mikroskopike.

1. Bronkiektazia cilindrike, forma më e butë e bronkiektazisë e cila shfaq humbjen e funksionit normal mbyllës, të rrugëve të ajrit.

2. Bronkiektazia sakulare (që formon qeska) ose varikoze shfaq një shtrembërim të mëtejshëm të murit të rrugëve ajrore së bashku me prodhimin e mukozës dhe gëlbazës nga individi; disa nga bronket mund të duken sikur janë në formë rruazore.

3. Forma më e rëndë e bronkiektazisë dhe njëkohësisht më pak e hasura, është bronkiektaza cistike. Kjo formë shfaqet me hapësira të mëdha ajrore dhe me një pamje si zgjoje bletësh, kur shihet me skaner tomografik kompjuterik (CT) dhe zakonisht mushkëria ka mure më të trashë se sa gungthat që shihen tek emfizema. Disa njerëz shfaqin më shumë se një lloj bronkoektazie në mushkëritë e tyre.

Shenjat dhe simptomat e bronkiektazisë

Shenjat dhe simptomat e bronkiektazisë zhvillohen dhe ndryshojnë, me kalimin e kohës. Simptomat e para, të zakonshme, përfshijnë kollën që përsëritet dhe prodhimin e gëlbazës. Zakonisht gëlbaza/mukusi është i qartë, por në fund mund të gjakoset, nëse ka lëndime të murit bronkial. Përveç kësaj, mukoza mund të ndryshojë dhe të kthehet ne ngjyrë të gjelbër apo të verdhë, kur infeksioni është i pranishëm. Me zhvillimin e sëmundjes, kolla kronike me prodhim në rritje të mukusit shtohet dhe personi zakonisht ndjehet më i lodhur dhe pa frymë, pasi funksioni i mushkërive bie. Disa njerëz mund të shfaqin gulçime, disa mund të humbasin peshë për shkak të rritjes së përpjekjeve të nevojshme për të marrë frymë. Herë pas here, simptomat e një sëmundjeje parësore, si pneumonia, mund të maskojnë disa nga simptomat e bronkiektazisë, kështu që mund të jetë më e vështirë për të diagnostikuar bronkiektazinë, nëse një sëmundje themelore është e pranishme.

 

Kur duhet të kontaktoni me mjekun për bronkiektazinë?

Ju duhet të kontaktoni mjekun për të marrë kujdes mjekësor, nëse keni kollë kronike (që zgjat rreth tre javë ose më shumë), rifillim të gulçimeve ose nxjerrje gjaku gjatë kollitjes (hemoptiza). Individët të cilët shfaqin acarime të përsëritura të pneumonisë dhe rritje të prodhimit së gëlbazës duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Si kryhet diagnoza e bronkiektazisë?

Diagnoza e bronkiektazisë zakonisht përfshin një historik mjekësor dhe ekzaminimin fizik, ku historiku në këtë rast është kolla kronike dhe prodhimi i gëlbazës, në baza ditore. Analiza e gëlbazës, radiografia e kraharorit dhe tomografia e kompjuterizuar, me rezolucion të lartë për kraharorin (mushkëritë), janë teste që zakonisht urdhërohen të kryhen. Në shumicën e rasteve, diagnoza definitive kryhet nga tomografia e kraharorit edhe pse herë pas here një radiografi mjafton. Këto teste zakonisht tregojnë ndryshimet që pësojnë bronkiolet (pjesët e fundme të rrjetit të bronkeve), të cilat shfaqen bashkë me bronkiektazinë.

Për disa pacientë, mund të urdhërohen teste të tjera për të përcaktuar nëse sëmundjet kryesore (primare) janë duke kontribuar në zhvillimin e bronkiektazisë. Teste të tilla përfshijnë shqyrtimin e nivelit të antiprisinit alfa-1, testet imazherike në lidhje me autoimunitetin dhe matjet për mungesën e vitaminës D, pasi kjo mungesë zakonisht haset tek bronkiektazia dhe është në korrelacion me rëndimin e sëmundjes. Pacientët mund të kenë nevojë të testohen për fibrozë cistike. Infeksionet kronike të tilla si infeksionet fungale (aspergilus), mund të kenë nevojë të përjashtohen së pari si mundësi, për të vazhduar më pas me diagnozën.

Testet e funksionit pulmonar gjithashtu mund të urdhërohen për të përcaktuar funksionin bazë të mushkërive të pacientit, në mënyrë që të ndihmojë mjekun të përcaktojë përhapjen e dëmtimit të indeve.

Cili është trajtimi për bronkiektazinë?

Fatkeqësisht, bronkiektazia nuk është një sëmundje e shërueshme, por një sëmundje që përparon ngadalë. Trajtimi i bronkiektazisë bazohet në kontrollin e simptomave dhe parandalimin e infeksioneve të mëtejshme. Protokollet e trajtimit shpesh përfshijnë mbajtjen konstante të imunizimit, duke eliminuar faktorët rëndues të tillë si pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës, si dhe inkurajimin e ushqyerjes së mirë. Rritja e sasisë së lëngjeve që konsumoni për të mbajtur mukusin më pak ngjitës, është një tjetër trajtim. Ndonjëherë një ekspektorant (për të larguar mukusin) dhe medikamentet për hollimin e mukusit, mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave.

Terapia fizike për kraharorin, e cila zakonisht përfshin trokitje ritmike me duar në anën e pasme të gjoksit, mund të ndihmojë për të holluar gëlbazën, në mënyrë që ju ta nxirrni nëpërmjet kollës.

Nëse pacientët marrë një infeksion, antibiotikët efektivë kundër patogjenit (viruset, bakteret, ose kërpudhat) dhe fizioterapia për gjoksin janë përdorur si trajtime bazë. Për më tepër, bronkodilatorët, kortikosteroidet dhe nëse është e nevojshme, terapia me oksigjen, përdoren për shumë pacientë. Pacientët me acarime të rënda të bronkiektazisë, zakonisht kanë nevojë për hospitalizim dhe medikamente intravenoze.Pacientët me bronkiektazi, që kanë patur një kontroll të dobët me antibiotikë, mund të kenë nevojë për trajtim kirurgjikal. Terapia kirurgjikale (ose për disa individëve bronkoskopia) mund të largojë pllakat e mukusit, trupat e huaj ose tumoret që përkeqësojnë bronkiektazinë. Hemoptiti i tepërt mund të ketë nevojë të trajtohet në mënyrë kirurgjikale ose nëpërmjet embolizimit të arteries bronkiale. Disa pacientë mund të përfitojnë nga heqja kirurgjikale e indeve jo-funksionale të mushkërive.

A mund të parandalohet bronkiektazia?

Bronkiektazia për shkak të defekteve gjenetike nuk mund të parandalohet. Megjithatë, incidenca e e progresionit të bronkiektazisë mund të reduktohet duke shmangur ata faktorë të mjedisit që rrisin rrezikun për të shfaqur bronkiektazi, si alkooli, droga, toksinat e mjedisit dhe pirja e duhanit. Për më tepër, duke shmangur ato situata që mund të çojnë në infeksione të mushkërive, ju mund të zvogëloni rrezikun për të vuajtur nga kjo sëmundje.

Cila është prognoza e bronkiektazisë?

Në përgjithësi, shkaqet e lindura të bronkiektazisë (p.sh. fibroza cistike) zakonisht kanë një prognozë më të keqe se bronkiektazia që zhvillohet nga sëmundje të fituara. Megjithatë, ata me bronkiektazi të fituar mund të kenë një prognozë normale për këtë sëmundje, madje deri dhe të mirë, në qoftë se bronkoektazia zbulohet herët dhe i bëhet trajtimi i duhur. Megjithatë, bronkoektazia shpesh përparon ngadalë; ata pacientë që i kushtojnë vëmendje marrjes së trajtimit të duhur dhe sa më herët, si dhe që shmangin situatat që mund të përkeqësojnë sëmundjen, ka të ngjarë që të kenë një prognozë të mirë.