Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Tirana dyndet për furnizim me miell, shqiptarët nxitojnë të blejnë sa më shumë

Këtë fundjavë banorët e kryeqytetit u dyndën për t’u furnizuar me miell për shkak të frikës nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Euronews Albania vëzhgoi dy pikat e tregtimit të miellit ne Tiranë ku radhët ishin të gjata. Qytetarët shprehen se janë duke u furnizuar jo vetëm me miell, por dhe me ushqime, sepse presin që gjendja në Ukrainë të përkeqësohet dhe të përfshihemi nga një krizë.

Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa.

“Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk e dimë. Të gjithë fabrikat e kanë rritur dje dhe sot”.

“Dje kur shkova për të marrë miell, ishte bllokuar. Nuk jepnin miell, sepse thoshin se do të rritet çmimi. Ai që ka pasë marrë një thes, tani merr 5 thasë” – u shpreh një tregtar.

Aktualisht Rusia dhe Ukraina janë furnitorët kryesorë të Europës me grurë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia.