‘Tregoja dikujt tjetër, jo mua…’, opinionisti ia tregon vendin Donaldit live në spektakël

Opinionisti Arbër Hajdari ka kritikuar ashpër Donald Veshajn për debatin që ka pasur me Einxhel Shkirën.

Ai iu drejtua Donaldit duke i thënë se ka përdorur fjalë shumë të ulëta kundrejt Einxhelit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Donaldi u mundua të shfajsohej duke thënë se kur i tha që “Tirana është e vogël, të njohim”, e kishte për çështje pune e jo për gjëra të tjera.

Këtu Arbër Hajdari iu përgjigj duke thënë që këto muhabete t’ia tregojë dikujt tjetër dhe jo atij.

“Atë muhabet ti tregoja dikujt tjetër, jo mua”, u shpreh Hajdari./Reporeri.net/