U dashurua me shqiptarin e parë që i doli para, meksikanja tregon pse erdhi të jetonte në Shqipëri

0
130

Shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm që e pëlqejnë si vend për periudhën kur janë me pushime, por ka dhe ndonjë prej tyre që e pëlqen si vend për të jetuar këtu.

Në epsiodin e radhës “Rudina”në Tv Klan u diskutua pikërisht për turistët apo të huajt që kanë lidhur jetën e tyre me shqiptarë dhe kanë vendosur të jetojnë në vendin tonë.

Anahi Martinez nga Meksika e largët ka treguar eksperiencën e saj në Shqipëri. Sipas saj vendi jonë ka shumë ngjashmëri me vendin e saj dhe ajo që në fillim është ndier si në shtëpi. Por çfarë e ka bërë këtë të huaj të lërë gjithçka dhe të vijë në Shqipëri?

Ajo ka zbuluar në studio se arsyeja ka qenë një histori dashurie. Anahi është dashuruar me shqiptarin e parë që ka njohur, ka ardhur në Shqipëri e më pas është dashuruar edhe me vendin e tashmë ajo jeton këtu prej 8 vitesh.

“Po, në fakt kam takuar shqiptarin e parë në jetën time dhe rashë në dashuri edheme Shqiptarin edhe më Shqipërinë. Unë erdha në Shqipëri për herë të parë në vitin 2013 dhe nuk ika më. Zemra ime ka qëndruar këtu”, tregon Anahi.

“Ai më ka ftuar për herë të të parë në Shqipëri dhe kemi bërë një udhëtim, një tur nga veriu në jug, në Shqipërinë e mesme dhe kam parë vendet më të bukura që në fillim fare. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e bukur sepse nga fillimi unë u ndjeva si në shtëpi, njerëzit janë gjithmonë me vullnet për të ndihmuar për çdo gjë”, shtoi Anahi.