U martua me kukullën prej lecke/ 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me të

Një grua e cila thotë se ra në dashuri dhe u martua me një kukull që ia bëri nëna e saj, thotë se tani ka bërë fëmijë me të.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Meirivone Roche Moraes, 37-vjeçare, u ankua te nëna e saj se ishte beqare dhe donte dikë që të kërcente, kështu e ëma nxori gjilpërën dhe perin dhe krijoi Marcelo-n.

Ajo tha se ata ranë në dashuri dhe ajo mbeti shtatzënë. Ajo madje pretendoi se kishte shtuar 1.8 kilogram gjatë shtatzënisë së saj.

Duke mos dashur ta ‘lindte’ atë jashtë martese, ajo organizoi një martesë para 250 familjarëve dhe miqve, përpara se të shkonte në muajin e mjaltit në Rio de Zhaneiro.

Ajo tha se “lindi” një kukull në një lindje 35-minutëshe në shtëpi, me një mjek dhe infermiere të pranishme. Ajo tha se ishte pa dhimbje.

Lindja u transmetua drejtpërdrejt në internet derisa 200 njerëz ishin shikues. Meirivone tha: “Ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë e rëndësishme, shumë emocionuese.

“Ai është një njeri që e kam dashur gjithmonë ta kem në jetën time. Jeta martesore me të është e mrekullueshme. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton.