U ‘mbyt’ gjatë performancës në recital, Soni Malaj tregon ‘vuajtjet’ që kaloi në skenë

Në datën 1 maj këngëtarja Soni Malaj mbajti recitalin e saj të parë në Amfiteatrin e Tiranës, ku moti i keq nuk e pengoi atë të performonte, edhe pse incidentet ishin të pranishme.Soni i tregon të gjitha ‘vuajtjet’ që kaloi në atë skenë.

Teksa performonte këngëtarja është përballur me një moment aspak të këndshëm, i cili për pak ka bërë që Soni të ndalonte së kënduari. Soni po këndonte këngën ‘Ndarja’, kur një top nga shkuma që po përhapej në skenë i ka ngecur në fyt.

E ftuar sot në emisionin “Trokit” në “InTv”, Soni e sqaroi ‘sakrificën’ që bëri vetëm për të vazhduar të interpretonte.
“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot. Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse publiku po e këndonte në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino”,– rrëfeu Soni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *