U përfol për ndarjen me Alban Hoxhën, pas tradhtisë. Fotoja e Çiljetës i hedh poshtë të gjitha

Edhe pse nuk e pranuan asnjëherë publikisht, detaje, foto dhe zëra nga miqtë pohuan për një ndarje mes këngëtares dhe futbollistit.

Por, në një foto të shkrepur në stadiumin “Selman Stërmasi”, ditën e djeshme është fotografuar dhe Çiljeta Çilaga.

Duket se romanca intensive, prej tre vitesh e Çiljetës dhe Alban Hoxhës nuk ka marrë fund.

Fotoja e siguruar nga “Syri.net” tregon se këngëtarja ka shkuar për të festuar për të dashurin e saj. Pas 26 vitesh, Partizani u shpall kampion dhe Çiljeta nuk mundi të mbante emocionet për arritjen e skuadrës së parterit të zemrës, portierit Alban Hoxha.

Lidhja mes Albanit dhe Çiljetës nuk paska marrë fund, dhe ata janë mbështetësit më të fortë të njëri-tjetrit në çdo arritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *