U përplas nga makina, humb jeten gazetari njohur shqiptar

Ka humbur jetën në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një makinë mbrëmjen e së martës.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.