U tha se martesa e saj ishte në krizë, reagon per here te pare gruaja e Sinan Hoxhës

Gjatë ditë së djeshme në media ka qarkulluar një lajm lidhur me një dyshim për një afërsie të madhe mes Yllka Kuqit dhe Sinan Hoxhës në videon e fundit që dyshja ka realizuar.

Bëhet fjalë për një potpuri që është në kuadër të festave të fund vitit.

Në lidhje me këto lajme ka reaguar bashkëshortja e Sinanit, Andrra Destani përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar në Instastory të saj një shkrepje të lajmit, me mbishkrimin “T urp”.