Vajza ben dedikimin prekes per babain dhe vellain pasi i humbi diten e djeshme nga moti i keq

0
1711

Pjetër Rushaj, i njohur dhe me emrin Petrit, është nxjerr i pajetë nga makina e tij bashkë me djalin 14 vjeçar, Jason Rushaj, pasi u rrëmbyen nga rrjedha e ujit të një përroi në Bogë. Me ta në makinë ishte dhe një nga vajzat, po ajo arriti të dalë në kohë nga fuoristrada.

Familja Rushaj ishte e respektuar në Malësinë e Madhe dhe e ndante jetesën mes Anglisë dhe fshatit Pult. Një nga vajzat e kësaj familje, ka bërë një dedikim prekës për të atin dhe vëllanë që sot u nxorën të pajetë nga polumbarët e RENEAS.

“ shpirti juaj pushoftë në paqe. Babi dhe vëllau jem”, ka shkruar Anais Rushaj. Në një foto të dytë, ajo ka ndarë dhe detaje nga ceremonia mortore, e cila do të mbahet nesër në varrezat katolike të Shkodrës.