Vajza e Azem Hajdarit humbi mandatin si deputete, bën paralajmërimin e fortë: Do të kthehemi në…

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ka reaguar pas humbjes së thellë që p ësoi në këtë zonë, duke mos mundur të futet në Kuvend.

Po mundohem të eci në hapat e tua”/ Rudina Hajdari kujton të atin 22 vite pas vrasjes: Më jep forcë, nuk e tregtove kurrë lirinë – Dosja AL

Hajdari shkruan se këto zgjedhje treguan se politikanët e lidhur me kr imin e organizuar kanë triumfuar. Gjithashtu Hajdari premton se do të jetë aktive në politikë.

Postimi i plotë: Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji.

Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dë min që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me kri min e organizuar kanë triumfuar.

Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kr iminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne humbëm një be tejë por jo l uftën. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë. Do të vazhdojmë! Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt.