Të shumtë janë personat të cilët shprehen se duan të lënë duhanin, por jo të gjithë e kthejnë dëshirën në realitet.
Por duket se një vajzë nga Tirana ia ka dalë të mposhtë duhan pirjen me forcën e vullnetit. Ajo ka vendosur që të gjitha paratë që do të shpenzonte për cigare, t’i hidhte në një kuti kursimesh.
Vajza e ka bërë këtë për një vit rresht dhe më pas ka vendosur të hapë kutinë bashkë me të shoqin për të parë se sa kishte kursyer.
Kur kanë numëruar paratë nuk u kanë besuar syve.
Sipas tyre në kutinë e kursimit kishte afro 1 milionë lekë të vjetra. Para këto që çifti i përdori për të shkuar për pushime. Burimi JOQ