Vendi i madh i BE-së hap kufijtë me Shqipërinë, mund të udhëtoni vetëm me test

Qeveria franceze ka miratuar rregulla të reja sa i përket hyrje-daljeve në vend.

Sipas asaj që qeveria franceze miratoi ditën e sotme, duke nisur nga e hëna e 18 janarit, personat që udhëtojnë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian me destinacion Francën do të lejohen më të hyjnë duke paraqitur një rezultat negativ nga një provë e shpejtë COVID-19.

Kështu, shtetasit shqiptarë që i duhet të udhëtojnë drejt Francës i duhet të kryejnë vetëm një test të shpejtë të koronavirusit. Përjashtim do të bëjnë vetëm shoferët e kamionëve, që nuk do qëndrojnë në vend më shumë se 24 orë.

Rregulla më strikte do të ketë për personat që vijnë nga Britania e Madhe. Personat do të kenë dy teste PCR-së.

Duke nisur nga e hëna e javës që vjen, lehtësim të masave kufizuese do të ketë edhe në Greqi. Disa biznese të vogla si parukeritë, berberët, pikat e shitjes me pakicë do të hapen në zonat e gjelbra duke respektuar të gjitha rregullat e koronavirusit.