Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vezë të mbushura me djathë dhe speca

Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura nga Aiba, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës. Luani duart amvisa, sepse vështirë që të rezistoni kur të njiheni me recetën.
Përbërësit

6 vezë (Aiba)
100 gr djathë i bardhë
2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)
majdanoz
kripë
piper i bardhë
vaj ulliri
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.
2
Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
3
Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
4
I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *