Vidhnin klientët e hotelit arrestohet familja shqiptare në Itali.Sekuestrohen 145 mijë euro

0
23

Një familje shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për mashtrim.

Bëhet me dije se familja shqiptare është arrestuar me akuzën e mashtrimit ndaj klientëve të hotelit që drejtonin.

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet sekuestruan mbi 145,000 eurove nga tre të dyshuarit që lidhen me përdorimin e padrejtë dhe falsifikimin e instrumenteve të pagesave përveç parave të gatshme.

Dy prindërit dhe djali i tyre, i cili administronte një hotel në vitin 2021, kishin vjedhur të dhënat e kartës së kreditit dhe ATM me të cilat klientët kishin paguar për qëndrimet e tyre, duke i përdorur ato për të kryer 150 transaksione të paautorizuara.

Guardia di Finanza ka sekuestruar llogaritë rrjedhëse dhe kartat e parapaguara, 8 ndërtesa, 5 makina dhe 1 motoçikletë në dispozicion të të dyshuarve.