Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vjen lajmi i madh nga BE/ Ja cfarë do të ndodhë me shqiptarët që duan të udhëtojnë

Qytetarët e vendeve të treta, përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor, që janë vak sinuar me dy doza kundër koronavirusit në vendet e tyre, do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime.

BE-ja ka në plan të miratojë “certifikatat digjitale”, për banorët e vendeve të Bashkimit Evropian të cilat do të shërbejnë për udhëtime brenda bllokut. Derisa të bëhet miratimi i tyre, BE-ja ka vendosur që të pranojë certifikatat e lëshuara nga vendet e treta dhe ato duhet të përmbajnë një minimum të të dhënave, bazuar në legjislacionin kombëtar, që do të dëshmojnë autenticitetin, vlefshmërinë dhe integritetin e dokumentit.

“Nëse vendet e BE-së pranojnë prova të vak sinimit, ato në parim duhet të heqin kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore për udhëtarët e vendeve të treta që kanë marrë dozën e dytë të vak sinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të paktën 14 ditë para arritjes në territorin e BE-së”, thuhet në rekomandim.

Agjencia Evropiane e Barnave deri më tani ka miratuar për përdorim vak sinat e Pfizer/BionTech, Moderna, Johnson&Johnson si dhe AstraZeneca.

BE-ja gjithashtu miratoi rekomandimin për të hequr kufizimet e udhëtimit për vendet, të cilat në 14 ditët e fundit, kanë regjistruar maksimumi 75 raste të të infektuarve në ditë për 100.000 banorë.

Deri më tani, ky prag ka qenë 25 raste për 100,000 banorë.

BE-ja gjithashtu ka përditësuar listën e “shteteve të gjelbërta”, pra të atyre vendeve që konsiderohen të sigurta sa i takon përhapjes së koronavirusit të ri. Qytetarët e këtyre vendeve mund të lëvizin pa pengesa brenda BE-së.

Vendimi i ministrave të BE-së nuk është ligjërisht i detyrueshëm pasi vendet anëtare, veç e veç vendosin nëse do të zbatojnë rekomandimet.