Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vjen lajmi i mirë për ‘shoferët’ e rinj/ Ndryshon testi teorik për marrjen e patentës

Një lajm i mirë për të gjitha ata që duan të marrin patentën.Testi teorik i patentës ka pësuar ndryshime. Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se testi i ri Teorik (B) do të jetë më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Ndryshimet do të nisin nga e hëna e parë e qershorit, ku testi është reduktuar nga 4864 fjali në 3665.

“Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!
Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
Testi Teorik i ri:
✔ Më i kuptueshëm
✔ Më korrekt
✔ Më praktik

Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!
Shembull, hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

Abu zimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo”, njofton DPSHTRR.