Vodhi ilacet ne spital. Shkarkohet nga puna infermierja

0
127

Një infermiere në Liverpool, Angli është shkarkuar nga puna pasi u kap duke vjedhur ilaçe nga farmacia e spitalit ku punonte.

Francesca Morgan u zbulua se kishte përdorur një pilulë co-codamol dhe më pas një tabletë paracetamol ndërsa punonte në Spitalin Arrowe Park pranë Liverpool. Shqetësimet u ngritën kur stafi në spital vuri re se ilaçet ishin zhdukur vitin e fundit.

Për të shuar dyshimet ata vendosën një kamera sekrete dhe kapën në flagrancë 32-vjeçaren. Gjatë një seance në Gjykatën e Magjistraturës Wirral, Morgan u deklarua fajtore për dy akuza për vjedhje nga punëdhënësi midis 6 dhe 18 qershor 2021.

Avokatja mbrojtëse e infermieres tha se klientja e saj kishte humbur punën dhe shtëpinë e saj dhe ishte detyruar të jetonte me gjyshin. Morgan pa infermiere të tjera duke marrë ilaçe nga farmacia dhe mendoi se ishte në rregull. Ajo thotë se i ka përdorur ilaçet për të trajtuar dhimbjet e kokës pasi kishte vuajtur shumë në atë kohë.

Infermieres iu dha një lirim me kusht 12-mujor dhe u urdhërua të paguante 144 £ për spitalin.