Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vucic alarmon boten merr vendimin per lufte brenda 10 diteve

Presidenti Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në shtatë ose dhjetë ditët e ardhshme që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë.

Deklarata e tij, e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara ku është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vuçiç është pyetur dhe për fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke dhënë një parashikim disi të zymtë për të ardhmen.

“Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose dy muaj, drejt një konflikti të madh botëror, të cilin nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh presidenti serb.

Sa i përket Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se një tjetër vend është bërë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë.

Gjithashtu, sqaroi se në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Joseph Borrell, pati një qëndrim të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ndër të tjera, sqaroi fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e OKB-së, duke theksuar se do të jetë një fjalim i saktë dhe pa fjalë të sjellshme apo pafytyrësi.