Xhaxhai i Klodianit del para mediave dhe bën deklaratën e forte per te

Xhaxhai i Klodjan Çalamanit, autorit të ngjarjes në Fier, ka dalë sot me një deklaratë ku kërkon dënimin me vdekje të nipit të tij.

Vllasi Çalamani ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka thënë se Parlamenti duhet të vendosë dënimin me vde kje për Çalamanin.

“U prekëm shumë, se kemi vetë nipër, . Parlamenti të vendosi dënimin me vde kje”, tha ai .

Ai është pyetur nëse do e firmoste peticionin që Familjarët e Mateos duan të ngrenë duke mbledhur firmat për dënimin dhe ai ka thënë që po. Ai ka thënë se do e firmoste edhe po të ishte fëmija i tij pasi akti është i papranueshëm.

“Patjetër pse mos ta jap firmën, derisa ai e kreu këtë akt, edhe fëmija im të ishte”, tha ai.