Zbardhen detaje nga ngjarja ku motrat hidhen nga ballkoni. Foto

0
2294

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku dy vajza kanë rënë nga kati I katërt i një objekti banesor në Ferizaj.

Dy vajzat ishin motra mes vete.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti në polici është hapur si vetëvrasje, ndërsa 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare e cila pas plagëve të marra ka vdekur.

“Vajza 18-vjeçare e cila kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj të mitur po trajtohet në QKUK dhe e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Faqja lokale, “Sje kaçanikli, nese” raporton se bëhet fjalë për Zuleja Mulaku, e cila pritet të varroset sot.

E ndjera ishte nga Kaçaniku.