Zbardhet e verteta. Ja sa leke merrnin mjeket qe u arrestuan diten e djeshme ne QSUT

Burime për media kanë mundur të siguronë dosjen hetimore të mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut të imazherisë Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Në dosje thuhet se është provuar se mjeku Metaliu i ka marrë një shumë prej 6 mijë lekësh të reja një pacienti për kryerjen e skanerit. Mjeku në bisedën me pacientin i është shprehur se zakonisht ryshfeti që marrin për një shërbim të tillë është 12500 lekë të reja, por që për pacientin në fjalë do t’i bënte nder dhe skaneri do të kryhej kundrejt një shume prej 6000-7000 lekë të reja.

“Doktori i bën disa pyetje në korridor e pyet se ku kishte dhimbje, e prek në qafë dhe i thotë pa merak do të bëjmë kontroll te qafa. Gjatë bisedës Ardiani e pyet se si do të veprojnë në të ardhmen dhe doktor Naziu i thotë se për një skaner ata marrin zakonisht 12.500 lekë të reja, ndërsa i thotë që për ju të dy do të flas unë që ta bëjmë me nga 6000-7000 lekë të reja. Doktori i tha se do të fliste me kolegun e tij dhe do ta njoftonte kur kishte datën ose orën e saktë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në dosjen e prokurorisë është provuar se pas disa ditësh personi në fjalë ka takuar doktorin dhe i ka dhënë shumën prej 6000 lekësh të reja përmes të cilës ai ka marrë shërbimin e bërjes së skanerit.

Skema e rryshfetit është bërë në bashkëpunim mes mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut imazherist Astrit Masnaku.