Zbardhet letra e Sokol Halilit që vrau gruan shtatzënë: Çfarë u diskutua para maternitetit?

0
771

Kosovë- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi para disa ditësh në Kosovë ku Sokol Halili i mori jetën ish-bashkëshortes së tij shtatzënë Hamdie Magashi, përballë materntitetit.

Çifti ishte ndarë dhe kishte konflikt prej disa muajsh dhe dy ditë pas vrasjes së 35-vjeçares, Sokol Halili vrau veten në shtëpinë e tij, ku ishte rrethuar nga policia, duke lënë pas një letër për familjarët e tij.

Në letër ai përmend të gjithë historinë me ish-gruan e tij, dhe momentin e vrasjes. Sokol Halili ka shkruar se i është ulur në gjunjë ish-bashkëshortes së tij duke i kërkuar që të riktheheshin bashkë, por sipas tij ajo nuk kishte pranuar kështu ai e ka qëlluar me armë, dy herë në gjoks dhe një herë në kokë.

PJESË NGA LETRA

I jam afruar dhe i kam folur dhe e kam lutur me fjalët më të mira për mos ta lënë fëmijën jetim dhe e kam lutur me fjalët më të mira m’u bo mirë dhe i jam lutur, i jam përkulur dhe i kam rënë në gjunjë dhe aty për aty më tha këtij fëmijë nuk i jep gji nana jote po fëmije un duhet mi jap gji dhe të kom kallxu s’ke desht me marr vesh edhe tash edhe ni seanc e ki të gjyqit edhe fëmija më takon mu edhe ti bëk çfarë të duash se unë të kom kallxu për pun të fmis pik për pik kto fjal të fundit nashta nuk kom mujt e nuk muj mi kallxu po përafërsisht rreth ksaj temës e rreth kti muhabeti të fëmijës ja kan fjalt dhe kur më tha aty për aty për fëmijë ashtu un i kom kallxu se nuk muj ashtu me lan fëmijën tim dhe në moment e kom nxjerr alltin(armën) dhe i kom shkrep dy herë në gjoks dhe kur ka ra në tok i kom shkrëp edhe një her në kok dhe kom pas qejf me ia pa ceremonin e vorrimit dhe kom pas qef me pa a po flitet najkun fjala e vërtet se kom mujt me shku kry për kry me ta po kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e vërteta dhe gjith mediat dhe televizori dhe gjith njerëzimi të familjes saj dhe të tjerët që kan fol me fjal të njerzve të familjes saj në asni moment nuk asht fol e vërteta