Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zbulohet e vertata pse e hodhi 32 vjecarja nga shkodra femijen ne lum

Një 32 vjeçare e quajtur Orjana Gremi është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi kishte hedhur foshnjën e saj në lumin Kir.

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”- i ka thënë 32 vjeçarja policisë së Shkodrës.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i foshnjës u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë.

Mesohet se 32 vjeçarja ishte e pamartuar dhe kishte dalë nga materniteti i Shkodrës në datën 4 Janar të këtij viti.

32-vjeçarja Orjana Gremi e cila ka hedhur foshnjën e saj në lumin Kir në Shkodër ka deklaruar në policinë e Shkodrës se e ka bërë sepse nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën.

Pas kryerjes së krimit, ajo në gjendje të rënduar ka shkuar pranë murgeshave dhe ka treguar për që ka hedhur fëmijën në lumë. Pas rrëfimit të 32-vjeçares, murgeshat kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas të dhënave të para Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Mendohet që foshnja që kishte lindur më 30 Dhjetor 2022 është hedhur në lum dy ditë para se ta gjendej trupi.